• e mërkurë, 03 korrik 2024

Bastisje në Çair, gjendet drogë dhe arrestohen dy persona

Bastisje në Çair, gjendet drogë dhe arrestohen dy persona

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në rajonin  e Çairit, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, nëpunës policorë nga Departamenti i policisë kriminalistike – Sektori për trafikim të paligjshëm të drogave dhe armëve dhe Njësisë së policisë intervente dhe për trafikim të paligjshëm të drogave, SPB Shkup ka privuar nga liria M.G.(40) dhe G.Gj.(32), të dy nga Shkupi, informojnë nga MPB.

Gjatë kontrollit te M.G. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Më pas me urdhër gjyqësor është kryer kontroll në banesën e G.Gj., ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë dhe gjësend që dyshohet se rrjedh nga vepra penale “vjedhje”.

Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritën kallëzime përkatëse. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR