• e premte, 04 tetor 2024

Bastisje e policisë në selinë e Federatës spanjolle të futbollit

Bastisje e policisë në selinë e Federatës spanjolle të futbollit

Madrid, 28 shtator 2023 (MIA) - Policia ka kryer sot bastisje në zyrat e Federatës spanjolle të futbollit në kuadër të hetimit gjyqësor se Barcelona, gjoja për vite me radhë ka transferuar miliona euro për zëvendëskryetarin e Komitetit të gjyqtarëve të La Ligës.

Policia njoftoi se askush nuk është arrestuar dhe se po veprojnë me urdhër të gjyqtarit, i cili po heton rastin.

Prokurorët shtetërorë në mars e akuzuan Barcelonën për korrupsion në sport dhe falsifikim të dokumentëve, duke pretenduar se klubi katalanas i pagoi 7,3 milionë euro ish-gjyqtarit të futbollit, Hoze Marija Enrikes Negreiro. Ai ishte anëtar i Këshillit gjyqësor nga viti 1994 deri në vitin 2018, ndërsa pagesat dyshohet se janë bërë ndërmjet viteve 2001 dhe 2018.

Barcelona i ka hedhur posht akuzat, duke pretenduar se ka bërë pagesa për raporte teknike për gjyqtarët, por asnjëherë nuk është përpjekur të ndikojë në vendimet e tyre në ndeshje. qa/bsh/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR