• e enjte, 20 qershor 2024

Bashkim Hasani nga koalicioni “VLEN”: Me rivotimin në Llërcë siguruam deputetin e 14-të

Bashkim Hasani nga koalicioni “VLEN”: Me rivotimin në Llërcë siguruam deputetin e 14-të

Tetovë, 22 maj 2024 (MIA) - Koalicioni "VLEN" pas rivotimit të sotëm në njësinë zgjedhore 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës bëri të ditur se ka fituar edhe një deputet në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Përfaqësuesi i koalicionit, Bashkim Hasani deklaroi se kanë marrë gati 500 vota nga gjithsej 993 qytetarë me të drejtë vote.

"Kur votohet pa presione, pa vjedhje dhe pa shumë manipulime, rezultati është ky që kemi sot. Me këtë rezultat fitojmë edhe deputetin e 14-të, madje me gjithë presionet e shefave të policisë, inspektorëve dhe në momente kur ofroheshin para për t'u votuar. Të gjitha këto raste nesër do t'i paraqesim dhe do të insistojmë në përgjegjësinë e tyre. Koalicioni “VLEN" ka afër 500 vota, ndërsa Fronti evropian 48 vota", tha Bashkim Hasani.

Sipas Hasanit, te koalicioni “VLEN” nuk do të ketë ndryshime me rivotimin e sotëm në njësinë e pestë zgjedhore.

foto: FB Bilall Kasami

Tags

v

QËNDRONI TË LIDHUR