• e premte, 05 dhjetor 2025

Bashkëpunim i MASH-it dhe DAP-it për realizimin e projektit "Edukimi fiskal"

Bashkëpunim i MASH-it dhe DAP-it për realizimin e projektit

Shkup, 17 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) nënshkruan Memorandum për Bashkëpunimi me të cilin vendoset një kornizë institucionale për realizim të përbashkët të projektit "Edukimi fiskal". Memorandumi sot u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe drejtoresha e DAP-it Elena Petrova.

 Projekti "Edukimi fiskal" do të implementohet në shkollat ​​fillore dhe të mesme, përmes ligjëratave të organizuara, punëtorive interaktive, simulimeve, garave, si dhe vizitave në organizatën tatimore, të cilat do t'u japin nxënësve mundësi të njihen  me rolin e sistemit tatimor dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre për njohuritë fiskale.

 

Fokusi i projektit është që gjeneratat e rinj të mësojnë: çfarë janë taksat dhe pse janë të rëndësishme, si funksionon DAP-i, si llogariten, raportohen dhe paguhen taksat, cilat janë detyrimet dhe të drejtat civile që lidhen me të ardhurat publike dhe cilat janë përfitimet e përmbushjes së përgjegjshme dhe në kohë të detyrimeve tatimore.

Drejtoresha e DAP-it, Petrova, deklaroi se edukimi fiskal është një investim strategjik në të ardhmen - po ndërtojmë një gjeneratë qytetarësh të ditur dhe të përgjegjshëm nga ana fiskale. 

 Sipas ministres Janevska, nëpërmjet këtij projekti, arsimi lidhet me jetën reale, dhe nxënësit përgatiten të jenë pjesëmarrës aktivë dhe të informuar në shoqëri.

Qëllimi i projektit është të inkurajojë zhvillimin e një kulture tatimore të bazuar në njohuri, vetëdije dhe përgjegjësi personale, mirëkuptim, në vend të frikës apo detyrimit. Përmes "Edukimit fiskal", DAP-i ka për qëllim të krijojë qytetarë të ardhshëm që e kuptojnë se si funksionon shteti dhe që kontribuojnë në mënyrë aktive në stabilitetin, drejtësinë dhe zhvillimin e tij. 

 Foto: DAP

 

QËNDRONI TË LIDHUR