• e enjte, 09 prill 2026

Bashkëpunim energjetik strategjik: Bozhinovska në takim në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarin e Trampit dhe funksionar i lartë nga Këshilli Kombëtar për Dominim Energjetik të ShBA-së

Bashkëpunim energjetik strategjik: Bozhinovska në takim në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarin e Trampit dhe funksionar i lartë nga Këshilli Kombëtar për Dominim Energjetik të ShBA-së

 Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska realizoi takim në Shtëpinë e Bardhë me Jarrod Agen, zëvendëskëshilltar i presidentit Donald Tramp dhe Drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar për Dominim Energjetik të SHBA-së.

"Takimi u zhvillua në një dialog të hapur dhe përmbajtjesor, me një fokus të përcaktuar qartë në prioritetet strategjike dhe drejtimet konkrete për avancimin e bashkëpunimit, dhe u vlerësua nga të dyja palët si veçanërisht produktiv dhe i dobishëm", thonë nga Ministria.

 

Jarrod Agen, shtojnë, është një funksionar i lartë me një rol të rëndësishëm në krijimin dhe koordinimin e politikave energjetike të ShBA-së, me njohuri të drejtpërdrejta në prioritetet strategjike dhe proceset zhvillimore në sektor. Përvoja dhe njohuritë e tij mbi rrjedhat globale të energjisë përfaqësojnë një bazë të rëndësishme për zhvillimin e partneriteteve dhe projekteve të ardhshme.

 "Në takim janë shkëmbyer pikëpamje për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e energjisë, me theks në sigurinë energjetike dhe stabilitetin e furnizimit, diversifikimin e burimeve të energjisë, si dhe zhvillimin e projekteve strategjike të infrastrukturës me interes të ndërsjellë", theksohet në komunikatën e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

 

Ministrja Bozhinovska e theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të thelluar bashkëpunimin dhe për të zbatuar nisma konkrete, duke theksuar se partneriteti me ShBA-në është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë dhe zhvillimin e sektorit të energjisë.

 Drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar të Energjisë të ShBA-së, Agen, ndërkaq ka theksuar se midis dy vendeve ekzistojnë kaq shumë mundësi për bashkëpunim sa mund ta ndryshojnë peizazhin energjetik në rajon për dekada të tëra.

 

Bashkëbiseduesit ranë dakord se ekziston një potencial i qartë për intensifikimin e bashkëpunimit, me fokus në projekte që do të sjellin rezultate konkrete dhe do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të të dy vendeve.

Nga Ministria thonë se ky takim është pjesë e një serie takimesh dypalëshe të ministres Bozhinovska, e cila si pjesë e delegacionit të lartë qeveritar në sesionin e dytë të Dialogut Strategjik midis dy vendeve,  ku bisedohet për avancimin e bashkëpunimit me ShBA-në në disa fusha kryesore: energji, ekonomi, siguri dhe teknologji.

 Foto: Ministria e Energjetikës. Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR