• e hënë, 23 dhjetor 2024

Barometri i korrupsionit i Transparensi Interneshënëll - "E kthjellët - E turbullt"

Barometri i korrupsionit i Transparensi Interneshënëll -

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Barometri i korrupsionit i Transparensi Interneshënëll - Maqedoni për prill pas ndjekjes së tyre të rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljen korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, i quajtur  "E kthjellët - E turbullt", në ngjarjet "e kthjellëta" i thekson 17 pjesëtarët e arrestuar të policisë së burgjeve për shkak të lidhjes me arratisjen e një të burgosuri dhe MPB do të parashtrojë dy kallëzime penale lidhur me zgjedhjet. 

Sipas  barometrit

të Transparensi Interneshënëll - Maqedoni, qëndron në kumtesë, si ngjarje "të turbullta" janë shënuar vërejtjet nga raporti i Departamentit të Shtetit për korrupsion serioz qeveritar dhe avancime politike në gjyqësor dhe prokurori, si dhe vlerësimi nga Fridom Haus për kthim prapa në sundimin e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. U theksuan edhe rastet në Gjykatën Administrative dhe Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, ankesat e qytetarëve te Ombdusmani për procedura të gjata parahetimore në PTHP Shkup me çka vjetërohen veprat penale dhe Gjykata Administrative e cila refuzoi mbi 3.000 vendime për avancime dhe punësime në Ministrinë e Financave dhe sektorin publik. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR