• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Bardhi: Fitorja është qëllimi jonë i vetëm

Bardhi: Fitorja është qëllimi jonë i vetëm

Shkup, 7 shtator 2025 (MIA) – Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll sot pasdite (duke filluar nga ora 18), do të jetë nikoqir i Lihtenshtajnit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e botës 2026. Reprezentacioni ynë ka rolin e favoritit, por gjithmonë është më e vështirë atëherë të arrihet fitorja. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe në taborin tonë.

"Mendoj se do të kemi një ndeshje të vështirë, njësoj ishte edhe në Vaduc, derisa hapëm rezultatin. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që na pret, kemi analizuar situatën dhe e dimë se çfarë duhet të përmirësojmë. Jemi të gatshëm për ndeshjen dhe tre pikët nënkuptojnë shumë për ta përfunduar këtë dritare në vendin e parë. Sa herë që luajmë për Maqedoninë, nuk nevojitet motiv, fitorja është qëllimi ynë i vetëm", tha kapiteni Enis Bardhi.

Për reprezentacionin tonë, kjo do të jetë ndeshja e vetme kualifikuese në këtë "dritare", ndërsa deri në fund mbeten të luhen edhe ndeshjet në tetor kundër Belgjikës (jashtë), Kazakistanit (në shtëpi) dhe në nëntor me Uellsin (jashtë).

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR