• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Barcelona vendosi ta aktivizojë opsionin e blerjes së Uiliamsit

Barcelona vendosi ta aktivizojë opsionin e blerjes së Uiliamsit

Barcelonë, 17 qershor 2025 (MIA) - Barcelona ka marrë një vendim përfundimtar për transferimin e sulmuesit të Atletik, Niko Uiliams.

Sipas Fabricio Romano, klubi ka vendosur ta aktivizojë opsionin e blerjes së lojtarit për 58 milionë euro, pasi ka marrë një përgjigje pozitive nga vetë lojtari. Për kompletimin e transferit, Barcelonës do t’i nevojiten edhe disa raunde negociatash me agjentin e futbollistit spanjoll.

UIiliams luan për Atletik që nga viti 2021. Në sezonin 2024/25 ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.

Kontrata e lojtarit me klubin zgjat deri në verën e vitit 2027. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR