• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Barcelona për herë të parë pas largimit të Mesit do të luajë në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve

Barcelona për herë të parë pas largimit të Mesit do të luajë në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve

Barcelonë, 29 nëntor 2023 (MIA) - Barcelona për herë të parë pas largimit të Lionel Mesit u kualifikua në fazën eliminatore në Ligën e kampionëve.

Skuadra e Çavit ka mposhtur mbrëmë Porton me rezultat (2:1) në xhiron e pestë të fazës së grupeve dhe ka siguruar pjesëmarrje në fazln eliminatore.

Hera e fundit kur katalonasit ishin në fazën eliminatore ishte sezoni 2020/21. Pastaj u eleminuan në 1/8 e finales nga PSZh me rezultatin (1:4, 1:1).

Pas kësaj, ata dy herë ishin në vendin e tretë në grup dhe vazhduan në Ligën e Evropës.

Lionel Mesi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021, kur u transferua tek Paris Sen Zhermen. si/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR