• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Barcelona do të kërkojë 100 milionë euro për De Jongun nëse nuk e vazhdon kontratën

Barcelona do të kërkojë 100 milionë euro për De Jongun nëse nuk e vazhdon kontratën

Barcelon, 14 shkurt 2024 (MIA) - Barcelona ka vendosur shumën e dëmshpërblimit në rast të një ndërprerje të parakohshme të kontratës së Frenki de Jong.

Para tre muajve klubi katalanas i ka ofruar mesfushorit vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029 pa ujle të pagës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje. Nëse De Jong refuzon që të ripërtrijë kontratën e tij deri në vitin 2026, ai do të shitet në fund të sezonit aktual.

Sipas "Mundo Deportivo", nëse vendos të shesë Frenkin, Barsa do të kërkojë rreth 100 milionë euro nga blerësi potencial. Kjo shumë konsiderohet adekuate, duke marrë parasysh transferimet e Mojses Kaisedo (115 milionë euro) dhe i Enco Fernandez (121 milionë euro) në Çelzi.

Katalanasit besojnë se nëse nuk vazhdohet  kontrata, do të ketë kërkesa për De Jongun, sidomos nga klubet angleze.

Në sezonin aktual, De Jong ka bërë 23 paraqitje për Brcelonën në të gjitha ndeshjet, ka arritur vetëm një gol. rq/

Foto: EPA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR