Barcelona do të bëjë një tjetër përpjekje për ta angazhuar Niko Uilliamsin
- Barcelona vitin e ardhshëm sërish do të tentojë ta angazhojë Niko Uilliamsin, njoftuan sot mediat spanjolle.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:15, 15 nëntor, 2024

Barcelonë, 15 nëntor 2024 (MIA) - Barcelona vitin e ardhshëm sërish do të tentojë ta angazhojë Niko Uilliamsin, njoftuan sot mediat spanjolle.
Anësori i Athletic Bilbaos dhe Spanjës mbetet një objektiv prioritar për katalanasit në afatin kalimtar të verës të vitit 2025.
Barcelona donte ta angazhojë lojtarin verën e kaluar, por Uilliamsi vendosi të qëndrojë me baskët.
Njëzet e dy vjeçari spanjoll këtë sezon në Premier Division shënoi 1 gol dhe 1 asistim.
Foto: Arkivi