• e diel, 30 qershor 2024

Barcelona dëshiron ta angazhojë Çupo- Motingun si lojtar të lirë

Barcelona dëshiron ta angazhojë Çupo- Motingun si lojtar të lirë

Barcelonë, ​​9 mars 2024 (MIA) - Barcelona është e interesuar për futbollistin e Bajernit të Munihut, Erik-Maksim Çupo-Moting, transmeton "Sport.es".

Katalunasit kanë për qëllim të nënshkruajnë me Çupo-Moting si lojtar i lirë. Kontrata e kamerunasit 34-vjeçar me bavarezët skadon në fund të këtij sezoni.

Për Çupo-Moting janë të interesuar edhe ekipe nga Premier liga angleze, Seria A e Italisë dhe Arabia Saudite.

Këtë sezon kamerunasi luajti 27 ndeshje, shënoi tre gola dhe një asist.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR