Banka Popullore me masa për lehtësimin e kreditimit për blerjen e banesës së parë
- Nga 1 dhjetori, pjesëmarrja për kreditë për banesë për qytetarët që për herë të parë duan të blejnë një banesë do të jetë 10 për qind, ndërsa për të gjithë të tjerët do të rritet nga 15 deri 25 për qind. Kjo mundësohet me vendimin për masat makroprudenciale që sot në seancë e miratoi Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore.
Shkup, 15 shtator 2025 (MIA) - Nga 1 dhjetori, pjesëmarrja për kreditë për banesë për qytetarët që për herë të parë duan të blejnë një banesë do të jetë 10 për qind, ndërsa për të gjithë të tjerët do të rritet nga 15 deri 25 për qind. Kjo mundësohet me vendimin për masat makroprudenciale që sot në seancë e miratoi Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore.
Guvernatori Trajko Sllaveski në konferencën për shtyp pas përfundimit të seancës shpjegoi se me këtë vendim lehtësohet kreditimi për blerjen e një banese apo shtëpie të destinuar për banimin e vetë pronarit, por duke marrë parasysh kushtet në tregun e pasurive të patundshme, veçanërisht në kryeqytet, ku çmimet e banesave po rriten shpejtë dhe bëhen të paarritshme për gjeneratat e reja, do të ashpërsohen kushtet për shfrytëzimin e kredive të banesave për ata kërkues të kredive për të cilat objekti banesor që duan të blejnë nuk është vendbanim primar.
"Për të gjithë personat me problem të pazgjidhur strehimi, të cilët me të vërtetë nuk kanë banesë apo shtëpi në emrin e tyre ku do të jetojnë, ndërsa pritet që të jenë kryesisht të rinj dhe çifte të reja, me vendimin e ri lejohet, pa cenuar qasja e kujdesit, që ata të marrin kredi banesore me pjesëmarrje prej 10 për qind të vlerës së përgjithshme të objektit për banim. Në të kundërt, për rastet e tjera, pjesëmarrja minimale e vetë pronës do të rritet nga 15 për qind në 25 për qind e vlerës së banesës. Gjithashtu, për përdoruesit e kredive banesore për blerje apo ndërtim të banesës së parë, do të mbeten në fuqi kufizimet aktuale të treguesit DSTI (Debt Service to Income), që janë 55 për qind për ekspozimin në denarë dhe 50 për qind për komponentën valutore. Për të gjithë kërkuesit e tjerë të kredive parashikohen nivele më të ulëta për këto tregues, edhe atë prej 50 për qind për ekspozimin në denarë dhe 45 për qind për komponentën valutore", shpjegoi Sllaveski.
Ndryshimet në masa makroprudenciale, siç theksoi guvernatori, kanë karakter parandalues me qëllim mbrojtjen nga mbingarkesa me borxhe që mund të ndikojnë në aftësinë për të përmbushur rregullisht obligimet dhe në stabilitetin e përgjithshëm të sistemit financiar.
Me një qasje të tillë, sipas Sllaveskit, Banka Popullore përshtatet me praktikën e një numri të madh të bankave të tjera qendrore në botë. qa/mb/
Фото: МИА