Banka Popullore dhe Banka Qendrore e Gjermanisë thellojnë bashkëpunimin për përforcimin e kapaciteteve institucionale
- Banka Popullore do ta thellojë bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Gjermanisë me theks në përmirësimin e kapaciteteve institucionale në fusha kyçe në punën qendrore bankare.
- Post By Sara Ademi
- 10:05, 17 korrik, 2025
Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Banka Popullore do ta thellojë bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Gjermanisë me theks në përmirësimin e kapaciteteve institucionale në fusha kyçe në punën qendrore bankare.
Në takimin mes guvernatorit Trajko Slaveski dhe anëtarit të Këshillit të Bankës Qendrore të Gjermanisë, Burhard Balc është theksuar vlera e bashkëpunimit të përhershëm institucional, veçanërisht në pjesën e shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikave që kontribuojnë për ndërtimin e institucioneve rezistente dhe afrimit në rregulloret dhe standardet evropiane.
"Mbështetjen të cilën Banka Popullore e merr nga Banka qendrore e Gjermanisë është nga vlera e madhe në procesin e modernizimit dhe përparimit të kapaciteteve eksperte dhe teknike", thonë nga Banka Popullore.
Guvernatori Sllaveski ka theksuar se Banka Popullore është plotësisht e përkushtuar në harmonizimin e rregullores vendore dhe praktikat me ligjvënien e Bashkimit Evropian, me ç'rast veçanërisht i rëndësishëm është bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Gjermanisë.
"Perspektivat evropiane janë nga vlera e madhe strategjike për Bankën Popullore, e cila me përkushtim punon në programet reformuese dhe në dokumente tjera strategjike të lidhura me integrimin në BE. Banka Popullore vazhdimisht synon drejt vendosjes në kohë të standardeve evropiane në fushën e sistemit financiar. Për këtë fakt janë të vetëdijshëm edhe institucionet përkatëse evropiane të cilat e vlerësojnë atë si shumë të harmonizuar në fushat nën juridiksionin e saj", theksoi Sllaveski.
Ai ka theksuar se Banka Popullore viteve të fundit është etabluar si një institucion modern me kapacitet të fortë dhe gatishmëri për shoqërim drejt familjes evropiane.
Në takim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Bankës Popullore, është vlerësuar së bashku se rregullorja evropiane vazhdimisht po avancohet, prandaj është e nevojshme të monitorohen dhe zbatohen ndryshimet dhe praktikat më të fundit rregullatore.
Balc shprehu falënderim për bashkëpunimin shumëvjeçar me Bankën Popullore dhe theksoi kontributin aktiv të Bankës Popullore për progresin e projektit të Ballkanit Perëndimor në fazën e III. Ai ka theksuar se bashkëpunimi rajonal mes bankave qendrore dhe organeve për supervizion të bankave të Ballkanit Perëndimor është treguar si mjet efikas për harmonizimin me standardet e BE-së dhe me praktikat më të mira të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ).
Në kuadër të bashkëpunimit të deritanishëm, Banka Popullore dhe Banka Qendrore e Gjermanisë realizuan aktivitete të shumta të kahëzuara drejt shkëmbimit të përvojave, progresit të mjeteve analitike dhe zbatimit të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe evropiane. Përveç sigurimit të mbështetjes dypalëshe, Banka Qendrore e Gjermanisë është edhe bartës kryesor i ndihmës teknike të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore nga rajoni dhe për momentin po rrumbullakohet faza e dytë e kësaj ndihme. sa/
Foto: Banka Popullore