• e shtunë, 23 nëntor 2024

Banka Botërore: Ballkani Perëndimor pret zmadhim të rritjes ekonomike

Banka Botërore: Ballkani Perëndimor pret zmadhim të rritjes ekonomike

Uashington, 19 tetor 2023 (MIA) - Në vitin 2024 vendet e Ballkanit Perëndimor mund të priten rritje ekonomike nga afërsisht tre për qind në mesatare, me zvogëlimin e shkallës së inflacionit, thuhet në vlerësimin e analistëve të Bankës Botërore (BB) të publikuar sot.

Në raportin e rregullt gjashtëmujor theksohet se mund të pritet përshpejtim i zmadhuar i rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor nën kushte, në të cilat do të pasonte rikuperimi i atjeshëm në Bashkimin Evropian, i cili është partneri kryesor tregtar në rajon, ndërsa inflacioni më i ulët duhet të kontribuojë për rritje të të ardhurave të disponueshme dhe ta simulojë konsumin.

Rritja më e lartë, me normë prej 3,9 përqindëve pritet vitin e ardhshëm në Kosovë, në Shqipëri është projektuar në 3.2 për qind, si dhe në Mal të Zi, në Serbi pej tre përqindëve dhe në BeH prej 2,8 përqindëve. Më poshtë në listë është Maqedonia e Veriut me rritje të pritur të bruto prodhimit vendor prej 2,8 përqindëve.

Nëse realizohen këto parashikime, BPV-ja në gjithë Ballkanin Perëndimor në vitin 2025 do të duhej të rritej me shkallë mesatare prej 3,5 për qind, me ç'rast Kosova sërish do të prijë, ndërsa Maqedonia e Veriut do të mbetet në fund të listës, theksohet në analizë.

Këtë vit rritjja mesatare ekonomike në rajon parashikohet në nivel prej rreth 2,5 për qind, ndërsa nga BB theksojnë se edhe krahas vështirësive ka edhe ulje mesatare të shkallës së varfërisë dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Shkalla mesatare e punësimit në këtë rajon ka arritur nivel të ri historik të lartë prej pothuajse 48 për qind, ndërsa nga mesi i vitit 2022 deri nga mesi i vitit 2023 janë hapur 103 vende të reja pune. Sipas analizës, progresi ka qenë më i fuqishëm në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR