Ballkani Perëndimor mbeti pa premtime konkrete nga BE-ja
- Nga një samit i BE-së në Selanik në vitin 2003, Bashkimi i cili tani numëron 27 vende anëtare, e përsërit mantrën e njëjtë – se shtetet nga Ballkani Perëndimor, të cilat rezultuan nga shpërbërja e Jugosllavisë, si dhe Shqipëria, i përkasin Evropës dhe duhet të pranohen në klubin. Vetëm Kroacia e bërë kërcimin e tillë në vitin 2013. Gjashtë të tjerat – Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria – synojnë tashmë shumë vite në faza të ndryshme nga procesi i gjatë para aderimit drejt datës konkrete për anëtarësim.
- Post By Besnik Shuki
- 20:25, 20 dhjetor, 2024
20 dhjetor 2024
(Dojçe vele – Bernd Rigert)
Shumë fjalë miqësore, por pa data konkrete për qasje të mundshme në Bashkimin. Në samitin e shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja u përzien me frustrime dhe bindje.
Nga një samit i BE-së në Selanik në vitin 2003, Bashkimi i cili tani numëron 27 vende anëtare, e përsërit mantrën e njëjtë – se shtetet nga Ballkani Perëndimor, të cilat rezultuan nga shpërbërja e Jugosllavisë, si dhe Shqipëria, i përkasin Evropës dhe duhet të pranohen në klubin. Vetëm Kroacia e bërë kërcimin e tillë në vitin 2013. Gjashtë të tjerat – Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria – synojnë tashmë shumë vite në faza të ndryshme nga procesi i gjatë para aderimit drejt datës konkrete për anëtarësim.
„Tani duhet me ritëm krejtësisht tëri ta përfundojmë këtë proces në mënyrë që gjasat për aderim të shndërrohen në qasje të mirëfilltë”, tha kancelari gjerman në largim Olaf Sholc në Brukse, ku, si çdo vit, u mbajt samiti BE-Ballkan. Sholci nuk e thotë këtë për herë të parë – edhe dy vite më parë fliste për ritëm dhe përshpejtim.
Shënon rritje padurimi
Nga pikëpamja e shumë politikanëve nga Ballkani Perëndimor, në integrimet evropiane nuk ka shumë zhvendosje. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, procesi i aderimit në vazhdimësi e quan jokorrekt ose neurotik. Shqiptari madje konsideron se është hipokrizin që Ukraina – dhe krahas asaj edhe Moldavia – me ritëm të shpejtë e kalojnë procesin e aderimit vetëm për të dërguar mesazh gjeopolitik në luftën kundër agresot rus. Edi Rama shpresat e tij i vendosë në përfaqësuesin e ri të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas nga Estonia, dhe konsideron se ajo përfundimisht do të angazhohet për Ballkanin Perëndimor, meqë edhe ajo vetë është rritur në diktaturë komuniste, ka luftuar për liri dhe në fund ka hyrë në BE. Sipas kryeministrit shqiptar, Ballkani Perëndimor ka kaluar nëpër proces të ngjashëm. Edi Rama me mahnitje i shprehu lëvdata ish-kryetares së Qeverisë së Estonisë pas takimit të tyre të parë në postin e saj të ri. „Ju faleminderit për buzëqeshjen miqësore në motin e mërzitshëm të zymtë këtë mëngjes në Bruksel”, tha Rama.
Nuk janë të gjithë në BE në linjë të njëjtë
Qëndrimet e Bashkimit Evropian për atë se cili shtet nga Ballkani Perëndimor sa shpejtë duhet të anëtarësohet, në masë të madhe ndryshojnë. Austria, e cila mirëmban lidhje të afërta historike me Ballkanin, formoi “gurp të miqve” për gjashtë kandidatë. Në vendet tjera që janë më larg në aspektin gjeografik, si Irlanda ose Spanja, ambicjet nuk janë aq të mëdha. Spanja, si edhe vende të tjera të BE-së, ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si krahinë e shkëputur. Kontesti i tillë mes Serbisë dhe Kosovës nuk është afër zgjidhjes përkundër përpjekjeve të BE-ës për ndërmjetësim. Përkundrazi, konflikte pjesërisht të dhunshme dhe sulme terroriste i ngarkojnë në mënyrë plotësuese marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ato gjithashtu e bllokojnë përparimin në procesin e aderimit.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u ankua gjerësisht në samitin e Brukselit se Serbisë po i njihet përparimi, edhe pse në politikën e jashtme është e lidhur me Rusinë. Kosova, nga ana tjetër, shprehet ajo, ka përmbushur të gjitha reformat dhe kërkesat e BE-së dhe sigurisht e mbështet politikën e BE-së për Ukrainën. "Ne jemi vendi më miqësor për sa i përket Evropës në të gjithë botën, por aplikimi ynë për anëtarësim u zhduk në ndonjë sirtar në Bruksel", tha Osmani.
Probleme të ndërsjella
Kancelari gjerman Olaf Sholc paralajmëroi, siç bënte shpesh në të kaluarën, se kontesti midis fqinjëve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet lërë nën hije procesin e aderimit. Kjo vlen edhe për vendet anëtare të BE-së, problemet bilaterale e të cilave me vendet kandidate individuale ndikojnë në procesin në tërësi. Me këtë rast me siguri mendon për Bullgarisë, e cila, për arsye të ndryshme kulturore-historike, ka problem me kandidatin për anëtarësim në Maqedoninë e Veriut. Por, këto probleme nuk u përmendën në samit, por u mbuluan me deklaratën e përgjithshme se Ballkani Perëndimor do t'i përkasë BE-së. Në fund të fundit, procesi i aderimit varet nga performancat e atyre që duan të bashkohen. Secili vend vlerësohet individualisht dhe në mënyrë të pavarur nga fqinjët e tij. Prandaj, sipas Komisionit të BE-së, nuk ka ndërlidhje të qasjeve.
Mali i Zi është në pragun?
Në këtë shpreson më i vogli nga kandidatët për aderim, Mali i Zi me vetëm - 670 mijë banorë. Presidenti malazez Jakov Milatoviq në samit tha se vendi i tij kishte mbyllur të gjithë kapitujt e bisedimeve dhe se tashmë me vite të tëra është gati të bashkohet. "Ne jemi më përpara dhe do të donim të bëheshim vendi i 28- të anëtar i BE-së. Ky do të ishte sinjal i qartë për aplikantët e tjerë se procesi i aderimit është ende gjallë", tha Millatoviq.
Por, as ai nuk mori premtim konkret. Përfaqësuesja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, thjesht ka thënë se dëshiron të arrijë përparim të mirëfilltë në kuadër të mandatit të saj në pesë vitet e ardhshme. Pas sulmit rus në Ukrainë prej thuajse tre vjet më parë, BE-ja ishte e tronditur. Ballkani Perëndimor papritmas u bë më i rëndësishëm si mburojë kundër ndikimit rus. "Zgjerimi i BE-së është i rëndësishëm për sigurinë në të gjithë Evropën," vlerësoi presidenti i Malit të Zi.
Të paktën këtë tani e kuptuan në vendet e BE-së. Në mënyrë që Ballkani Perëndimor të lidhet më fort me Bashkimin, i cili tashmë është partneri më i rëndësishëm tregtar për rajonin, duhet të dakordohet "plan për rritje në Ballkanin Perëndimor". Plani duhet të sigurojë investime në infrastrukturë dhe vende pune në rajon.
Nuk ka data
Ish-Presidenti i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, foli për vitin 2030 si viti në të cilin duhet të ndodhin aderimet e radhës. Pasardhësi i tij në detyrë, Antonio Koshta, nuk e përsëriti këtë. "Samiti nuk kishte të bënte me detajet e zgjerimit," tha Koshta, duke shtuar se është bërë fjalë më shumë për pasqyrën e madhe strategjike. "E pamë zhgënjimin në rajon. Por, tani ka një momentum të ri", shprehet Koshta.
Para se të ndërmerren hapa konkretë, Bashkimi Evropian duhet së pari të përgatitet vetë për pranimin e anëtarëve të rinj, paralajmërojnë vazhdimisht diplomatët e BE-së. Procedurat dhe institucionet e votimit janë shumë të ngadalta dhe të papërshtatshme për bashkësi me 33 vende anëtare apo edhe madje edhe vetëm me Ukrainën e madhe. Presidenti francez Emanuel Makron kërkon reforma për vite me radhë, por paksa ka ndryshuar. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen njoftoi se së shpejti do të dalë me propozim. A do të shohim sërish të njëjtën gjë në samitin e radhës BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor të vitit 2025?
(Bernd Riegert - korrespondent nga Brukseli me fokus në njerëzit, historitë dhe politikën e Bashkimit Evropian)
Foto: Arkivi i MIA-s