Bajerni kërkon zëvendësim për Milerin, niset pas yllit të ri të Real Madridit
- Bajerni i Munihut është i interesuar për mesfushorin turk të Real Madridit, Arda Gjuler, bën të ditur "Defense Central".
- Post By Fami Bajrami
- 11:51, 14 dhjetor, 2024

Munih, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Bajerni i Munihut është i interesuar për mesfushorin turk të Real Madridit, Arda Gjuler, bën të ditur "Defense Central".
Sipas burimit, drejtuesit e bavarezëve u kanë ofruar “mbretërve” që të bëjnë një shkëmbim lojtarësh.
Gjigantët gjermanë shpresojnë në marrjen e futbollistit turk, duke dërguar 35-vjeçarin Tomas Muler te kampionët spanjoll në vend të tij. Megjithatë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se e ka hedhur poshtë këtë opsion.
Gjuler këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje për Madridin në të gjitha garat, me një rekord modest prej 1 goli dhe 1 asisti.
Sipas portalit “Transfermarkt”, vlera e futbollistit të ri është 45 milionë euro, ndërsa Tomas Mileri vlerësohet vetëm 8 milionë euro.
Foto: arkivi