• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajerni heq dorë nga Ta, por kjo nuk do të ndikojë mbi të ardhmen e De Lihtit

Bajerni heq dorë nga Ta, por kjo nuk do të ndikojë mbi të ardhmen e De Lihtit

Munih, 9 gusht 2024 (MIA) - Drejtuesit e Bajernit të Munihut kanë vendosur se nuk do ta tërheqin qendërmbrojtësin e Baer Leverkuzenit, Jonatan Ta, thekson "Kiker".

Drejtori sportiv i bavarezëve, Maks Eberle ka dakorduar kushtet personale me lojtarin dhe besohej se ai do të ishte përforcimi i ri i sigurt për skuadrën e Vinsent Kompani.

Dje u bë e ditur se “aspirinët” i kanë dhënë ultimatum Bajernit për të marrë vendim përfundimtar nëse do të realizojnë transferin deri mesnatën e sotme.

Sipas "Kiker", drejtuesit e Bajernit kanë marrë një vendim pavarësisht ultimatumit. Publikimi gjithashtu pretendon se nuk do të ketë asnjë ndikim mbi të ardhmen e Matias De Lihtit i cili do të mund të shitet te Mançester Junajtedi.

Vetë lojtari Ta shpreson që sapo të ndodhë kjo, drejtuesit e Bajernit mund të ndryshojnë mendje dhe të kthejnë sytë te ai.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR