• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni siguroi nominimin, një luftë e re kundër Trampit është në horizont

Bajdeni siguroi nominimin, një luftë e re kundër Trampit është në horizont

Uashington, 13 mars 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden fitoi të martën mjaft delegatë për të siguruar nominimin presidencial të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale, ndërsa kundërshtari i tij i mundshëm do të jetë sërish Donald Trampi, në atë që do të jetë përsëritja e parë e garës zgjedhore gati pas 70 vitesh.

Bajdenit i nevojiteshin 1968 delegatë për të fituar nominimin dhe një hulumtim i Edison Research tregoi se ky numër u tejkalua të martën mbrëma pasi erdhën rezultatet nga zgjedhjet paraprake të Xhorxhisë, të ndjekur nga Misisipi, shteti Uashington, Ishujt Mariana Veriore dhe demokratët që jetojnë jashtë vendit.

Trampi pritet të fitojë nominimin e Partisë Republikane, ndërsa zgjedhjet paraprake po mbahen në katër shtete, duke përfshirë Xhorxhinë, ku Trampi përballet me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Rezultati është në thelb një përfundim i paramenduar, pasi kundërshtari i fundit i Trampit për nominimin republikan, ish ambasadorja e KB-së, Niki Hejli, u largua nga fushata kur Trampi fitoi 14 nga 15 zgjedhjet paraprake në Super të Martën javën e kaluar.

Trampi kishte nevojë për 139 delegatë të tjerë të hënën për të arritur numrin 1,215 të nevojshëm për nominimin republikan, sipas Edison Risërç. Në pyetje janë 161 delegatë të tjerë në Xhorxhia, Misisipi, shteti Uashington dhe Havai.

Si Bajdeni ashtu edhe Trampi tashmë e kanë kthyer vëmendjen te zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit dhe kanë mbajtur mitingje rivale në Xhorxhi të shtunën.

Në një tubim në qytetin Romeo, Trampi, 77 vjeç, përsëriti pretendimet e tij se zgjedhjet e vitit 2020 ishin një "mashtrim" dhe akuzoi Prokuroren e Qarkut Fulton Fani Vilis se e kishte ndjekur penalisht atë për arsye politike. Ai gjithashtu sulmoi Bajdenin për mos frenimin e fluksit të emigrantëve përtej kufirit jugor të SHBA-së, një çështje që ai planifikon të fokusohet në fushatë, sikur në vitin  2020.

Në një tubim në Atlanta, 81-vjeçari Bajden përsëriti se Trampi është një rrezik për demokracinë amerikane dhe kritikoi retorikën e ashpër të ish presidentit ndaj emigrantëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR