• e martë, 02 korrik 2024

Bajdeni: Punojmë për një armëpushim në Gazë për të paktën gjashtë javë

Bajdeni: Punojmë  për një armëpushim në Gazë për të paktën gjashtë javë

Uashington, 13 shkurt 2024 (MIA) - SHBA-ja punojnë në negociata për një armëpushim në Rripin e Gazës për të paktën gjashtë javë, si pjesë e marrëveshjes më të gjerë që do të përfshijë lirimin e pengjeve, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajdeni  gjatë  takimit me mbretin e Jordanisë Abdullahu i Dytë.

 Bajdeni, gjithashtu, tha se civilët që fshihen në qytetin jugor të Rafah, në kufirin me Egjiptin, "duhet të mbrohen" pasi Izraeli mendon për një invadim tokësor në zonën me popullsi të dendur ku janë bllokuar më shumë se një milion palestinezë.

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR