• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni e mbështeti anëtarësimin e Suedisë në NATO në takimin me Kristersonin

Bajdeni e mbështeti anëtarësimin e Suedisë në NATO në takimin me Kristersonin

Uashington, 6 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajdeni gjatë bisedës së sotme në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin suedez Ulf Kristerson ka mbështetur anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Në takimin me Kristersonin, Bajdeni u tha gazetarëve se dëshiron ta konfirmojë mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Suedisë dhe shtoi se "me padurim  e pret" pranimin e sajpritjen e saj, shkruan Zëri i Amerikës. 

 Kristersoni falënderoi Bajdenin për ftesën dhe shtoi se Suedia "e vlerëson shumë" mbështetjen e presidentit amerikan dhe se "mendon se mund të kontribuojë" për t'iu bashkuar aleancës ushtarake.

Të dielën, Bajdeni fillon një turne në Evropë, gjatë të cilit ai do të marrë pjesë në samitin e  NATO-s në Uillnus, Lituani, për të cilin tha se ishte një "kohë e natyrshme"  të përfundohet procesi i pranimit të Suedisë.

 "Megjithatë edhe të dy e dimë se vetëm Turqia mund të marrë vendimet e saj," u tha Kristersoni gazetarëve në ambasadën suedeze në Uashington.

 Turqia e bllokon anëtarësimin e Suedisë, ndërsa  presidenti i saj, Rexhep Taip Erdogan  ka akuzuar Stokholmin se strehon anëtarë të grupeve të armatosura që Ankaraja i konsideron terroriste. ar/

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR