• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajdeni arrin në Gjermani për bisedime për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

Bajdeni arrin në Gjermani për bisedime për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

Berlin, 18 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot ka arrit në Berlin për të biseduar me liderët gjermanë për mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën dhe situatën e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Bajdeni do të takohet me presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmaer dhe kancelarin Olaf Sholc, ndërsa pritet që bisedimet e tyre të fokusohen në forcimin e lidhjeve transatlantike dhe ruajtjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Gjermania për momentin është donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, pas SHBA-së dhe ka ofruar armë të avancuara si tanke luftarake Leopard 2, raketa Patriot dhe sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T.

Vizita e Bajdenit vjen në kohën e dyshimeve në rritje për të ardhmen e mbështetjes për Ukrainën për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në SHBA dhe mundësisë që Donald Trampi të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Trampi dhe Partia e tij Republikane më pak mbështetësin dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë në luftën kundër invazionit rus, ndërsa disa anëtarë të partisë bëjnë thirrje për t'i dhënë fund ndihmave.

Pas bisedimeve me liderët gjermanë, Bajden do të zhvillojë takim trepalësh me kancelarin Sholc, presidentin francez Emanuel Makron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

"Presidenti Bajden mezi pret të bisedojë me liderë të tjerë rreth temave kyçe, të cilat me sa duket përfshijnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, situatën në Lindjen e Mesme, gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme diplomatike për konfliktin midis Izraelit dhe Libanit dhe rrezikun e përshkallëzimit me Iranin", deklaroi një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë përpara vizitës.

Vizita lamtumirëse e Bajdenit në Berlin, pasi mandati i tij përfundon në janar të vitit të ardhshëm, fillimisht ishte planifikuar një javë më parë, por u shty për shkak të uraganit Milton që goditi shtetin amerikan të Floridës.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR