• e martë, 24 dhjetor 2024

Bajden sot arrin në Francë, festohet "Dita D", takime me Makron dhe Zelenski

Bajden sot arrin në Francë, festohet

Paris, 5 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden sot arrin në Francë, ku dp të mbahen komemoracione me rastin e "Ditës D" - aterimi i aleatëve më 6 qershor të vitit 1944 në Normandi, ku nikoqiri i tij, Emanuel Makron dëshiron ta shprehë unitetin e Perëndimit rreth luftës në Ukrainë.

Bajden sot në mëngjes duhet të arrijë në Paris, ndërsa më pas do t'i bashkangjitet komemoracionit të 80-vjetorit të shkarkimit aleat në plazhet e Normandisë, ku do të marrë pjesë edhe mbreti Çarllsi III, kancelari gjerman, Olaf Sholc, presidenti italian, Serxho Matarella dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Bajdeni do të takohet edhe me shefin e shtetit ukrainas.

Është paraparë Bajden të flasë në ceremonitë zyrtare në plazhet në Juta dhe Omaha ku "73.000 amerikanë të guximshëm ateruan për ta hapur rrugën e çlirimit të Francës dhe Evropës", kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Duke filluar nga e hëna, rreth pesëdhjetë veteranë ameirkanë, prej të cilëve disa kishin marrë pjesë në aterimin e 6 qershorit 1944, ateruan në aeroportin Dovil në Normandi për të marër pjesë n[ ceremonitë.

"Mirëseardhje për heronjtë në Francë", shkroi presidenti francez të martën në X.

Rusia, e cila ishte ftuar para një dekade në 70-vjetorin e shkarkimit si ish-aleate kundër Gjermanisë naziste, tani është zyrtarisht e përjashtuar nga ceremonitë për shkak të invazionit të saj në Ukrainë.

Kabineti i presidentit francez nuk e fsheh dëshirën për ta shfaqur unitetin e Perëndimit në kohën kur Evropën po e goditë lufta e re. Konkretisht, Makron duhet t'i sqarojë qëllimet e veta lidhur me dërgimin e mundshëm të instruktorëve ushtarak në Ukrainë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR