• e hënë, 08 korrik 2024

Bajden nga Maui i shkatërruar paralajmëroi ripërtëritje të ishullit të goditur nga zjarret

Bajden nga Maui i shkatërruar paralajmëroi ripërtëritje të ishullit të goditur nga zjarret

Lahana, 22 gusht 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden, me bashkëshorten Xhill, sot arriti në havai, prej ku e paralajmëroi rikonstruimin afatgjatë të ishullit Maui, ku para dy javësh në zjarre jetën e humbën mbi 114 persona.

Presdienti amerikan deklaroi se do të jetë me banorët e Mauit "sado të ketë nevojë" derisa nuk e ripërtërijnë atë që zjarri e gëlltiti.

"Po shohim çka është në vijim. Para së gjithash,l ripërtëritja. Dhe atë do ta bëjmë së bashku", tha Bajden, dukshëm i shqetësuar pas vizitës në Lahania, e cila më së shumti u godit nga zjarri.

Ai shtoi se do të kujdeset që zëri i njerëzve të dëgjihet dhe se do t'i respektojë traditat lokale, transmetoi Zëri i Amerikës.

"Populli amerikan është me ju. Sado të ketë nevojë, ne jemi me ju", tha ai në fjalimin drejtuar të mbijetuarve, së bashku me guvernatorin Xhosh Grin, senator nga Havai dhe prëfaqësues i Mauit në Kongres.

Grin e falënderoi bajdenin për ndihmën, si dhe për faktin se ndihma nga niveli federal erdhi shpejtë.

Bajden foli afër një prej simboleve të Mauit, drurit historik të vjetër 150 vite i cili ishte dëmtuar, por megjithatë i mbijetoi zjarrit.

"Besoj se ky është simbol i fuqishëm i asaj që mundemi dhe që do ta bëjmë për të dalë nga kjo krizë", tha Bajden.

Presidenti e përkujtoi tragjedinë e tij personale, fatkeqësinë automobilistike në të cilën i humbi gruan e parë dhe vajzën. Ai tha se e din ndjenjën që e kanë njerëzit e Mauit, "atë dnjenjë në krahëror si diçka që të tërheqë drejt një vrime të zezë".

Në Lahania automjeti i presidentit, që ishte nën shoqërim, kaloi nëpër pjesë të djegura të qytetit.

Bajden u kritikua nga disa republikanë për përgjigjen e tij ndaj zjarreve në Maui. Ai tha se do të japë ndihmë financiare për Havain, si dhe do të sigurojë ndihmë për secilin që do ta kërkojë. Presidenti amerikan disa herë theksoi se rikonstruimi do të bëhet sipas dëshirave të banorëve të Lahanias dhe e lavdëroi ndjenjën e fuqishme të komunitetit që e e pa gjatë vizitës së tij. ab/

foto: Skrinshot X i Bajdenit

QËNDRONI TË LIDHUR