Bah u dekorua me Urdhrin e Artë Olimpik
- Presidenti nderi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Tomas Bah, mori Urdhrin e Artë Olimpik.
Lozanë, 23 qershor 2025 (MIA) - Presidenti nderi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Tomas Bah, mori Urdhrin e Artë Olimpik.
Çmimin ia dorëzoi presidentja e re e KON-it, Kirsti Koventri.
Çmimi i lartë iu nda Bahit si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit botëror dhe përkushtimin ndaj idealeve olimpike. Zyrtari sportiv gjerman ishte në krye të KON-it nga viti 2013 deri në vitin 2025.
Kristi Koventri, e cila personalisht e drejtoi ceremoninë e ndarjes së çmimit, ndërsa është gruaja e parë dhe përfaqësuesja e parë nga Afrika që ushtron funksionin e presidentes së KON-it.qa/
Foto: EPA