• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bah: Duhet të përmirësohen metodat shkencore lidhur me testimin e sportistëve

Bah: Duhet të përmirësohen metodat shkencore lidhur me testimin e sportistëve

Paris, 2 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Komitetit olimpik ndërkombëtar (KON) Tomas Bah pajtohet me nevojën që të përmirësohen metodat shkencore lidhur me vlerësimin e gjendjes së sportistëve me karakteristika siç janë nivelet e rritura të testosteroneve të gratë. Këtë e ka deklaruar Bah pas takimit me kryeministren italiane Xhorxhija Meloni, me të cilën ka biseduar për meçin e boksit mes Anxhela Karinit dhe Imane Kelifit (Algjeri).

"U dakorduam me Melonin që të mbetemi në kontakt që ta përmirësojmë bazën shkencore për të pasur qartësi më të madhe në situata të tilla, pasi Kelif është grua dhe garon në nivel ndërkombëtar tani gjashtë vite. E ndajmë mendimin se nevojitet sqarim dhe përmirësim në bazë shkencore", tha Bah.

Të enjten, Karini refuzoi ta vazhdojë meçin me Imane Kelif, e cila ra në testin për identitet gjinor, në një të tetën e finales së Turnirit olimpik në Paris. Meçi përfundoi për 46 sekonda, ndërsa Kelif është shpallur fituese.

Kelif dhe përfaqësuesja e Tajvanit, Ju-Ting Lin, të cilat kanë diskualifikuar nga Kampionati botëror në vitin 2023 për shkak të dështimit në testet gjinore, kanë marrë leje të marrin pjesë në Olimpiadën në Paris. Kelif dhe Lin kanë garuar në Olimpiadën e fundit në Tokio. Kelifit iu ndalua të garojë në Kampionaton botëror në vitin 2023 në kategorinë deri 66 kilogramë, ndërsa Linit i është marrë medalja e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë. bsh/

Foto: Arkiv

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR