• e premte, 05 dhjetor 2025

Baeri shkarkon Ten Hagun

Baeri shkarkon Ten Hagun

Leverkuzen, 1 shtator 2025 (MIA) - Erik Ten Hag nuk është më trajner i klubit të Bundesligës, Baer Leverkuzen. Vendimi është marrë nga bordi i aksionarëve të klubit të Leverkuzenit.

"Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Askush nuk donte ta ndërmerrte këtë hap. Megjithatë, javët e fundit kanë treguar se është e pamundur të krijohet një ekip i ri dhe i suksesshëm me një strukturë të tillë. Ne jemi të bindur plotësisht për cilësinë e ekipit tonë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta zhvilluar klubin", deklaroi drejtori sportiv i Baerit, Simon Rolfes.

Holandezi 55-vjeçar mori drejtimin e klubit më 1 korrik. Nën udhëheqjen e tij, Baeri luajti tre ndeshje dhe regjistroi një fitore, një humbje dhe një barazim.

Klubi nga Leverkuzeni është në vendin e 12-të në tabelën e Bundesligës me një pikë.

Foto: Fejsbuk, Baer Leverkuzen

QËNDRONI TË LIDHUR