Baer Leverkuzeni i gatshëm ta lëshojë Granit Xhakën në Milan
- Baer Leverkuzeni është i gatshëm ta lëshoj Granit Xhakën në Milan, publikoi gazetari italian Xhanluka Di Marcio në Fejsbuk.
- Post By Fami Bajrami
- 12:58, 25 qershor, 2025
Milano, 25 qershor 2025 (MIA) - Baer Leverkuzeni është i gatshëm ta lëshoj Granit Xhakën në Milan, publikoi gazetari italian Xhanluka Di Marcio në Fejsbuk.
Agjentët e futbollistit 32 vjeçar kanë bindur udhëheqësit e klubit gjerman që ta shesin lojtarin për një shumë midis 8 dhe 10 milionë euro.
Reprezentuesi zviceran Xhaka është subjekt i interesit të disa klubeve në Itali.
Sezonin e kaluar, mesfushori luajti 50 ndeshje për Baerin, shënoi 2 gola dhe kishte 7 asiste. "Aspirinët" mbetën në vendin e dytë në renditjen përfundimtare të Bundesligës.
Xhaka është në Leverkuzen që nga vitit 2023, ndërsa më herët ka mbajtur fanellën e Arsenalit, Borusia Menhengladbah dhe Bazelit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s