• e diel, 22 dhjetor 2024

Babovski u rizgjodh sekretar i përgjithshëm i WOAX për Evropën

Babovski u rizgjodh sekretar i përgjithshëm i WOAX për Evropën

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikollçe Babovski, sot në Paris u rizgjodh sekretar i përgjithshëm i përfaqësisë rajonale të Organizatës Botërore për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve - WOAN për Evropë, me mandat prej tre vitesh.

Sipas AUV-së, rizgjedhja e Babovskit në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të WOAN për Evropën bëhet në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të 91-të të delegatëve të kësaj organizate botëre me renome kushtuar mbrojtjes së shëndetit, mirëqenies së kafshëve dhe shërbimeve veterinare, e cila këtë vit shënon 100 vjet nga themelimi i saj dhe e cila përsëri njohu dhe shpërbleu përkushtimin e vendit, të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe personalisht të drejtorit të AUV-së Babovski në krijimin dhe zbatimin e standardeve të lartë në politikën veterinare.

"Me rizgjedhjen e Babovskit në këtë pozitë në WOAN, shteti, përmes AUV-së, fiton një mundësi të re për pjesëmarrje direkte në krijimin e politikave globale në fushën e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve dhe forcimin e pozitës rajonale të koordinatorit dhe iniciatorit të bashkëpunimit në këtë fushë në rajon", theksojnë nga Agjencia.

Babovski vlerësoi se WOAN ka konfirmuar politikat korrekte në fushën e veterinarisë që deri tani i zbaton AUV. sa/

Foto: AUV

QËNDRONI TË LIDHUR