• e premte, 17 maj 2024

Babai i Mbapes: Nuk ka rëndësi nëse Mbape do të luajë në Olimpiadë

Babai i Mbapes: Nuk ka rëndësi nëse Mbape do të luajë në Olimpiadë

Paris, 30 prill 2024 (MIA) - Në Francë vazhdojnë polemikat nëse ylli francez Kilian Mbape do të marrë pjesë në Lojërat olimpike në ekipin e "trikolorëve", të udhëhequr nga përzgjedhësi Tieri Anri.

Reali i Madridit, siç pretendohet klubi i ardhshëm i Mbapes, tashmë paralajmëroi se nuk do t'i lë lojtarët e vet në Olimpiadë, e as nuk është i obliguar.

"Nëse Kilian do të jetë aty apo jo, nuk ka rëndësi. Ajo që është me rëndësi, Olimpiada është në Francë dhe tërë bota do t'i shohë, e jo nëse do të luajnë Mbape dhe Vembanjana. Nuk di çka do të ndodh, ka kush vendos për këtë. Por çka do që të ndodh, Kilian është i lumtur pasi Lojërat do të jenë Francë", deklaroi babai i futbollistit Vilfrid për "Radio Frans".

Presidenti francez Emanuel Makron dhe ministrja e Sportit Ameli Oudea-Kastera tashmë i kanë bërë thirrje Mbapes që të luajë për kombëtaren franceze. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR