• e hënë, 23 dhjetor 2024

Babai i Enco Fernandezit: Djali im nuk është racist, ky është folklori i ynë i futbollit

Babai i Enco Fernandezit: Djali im nuk është racist, ky është folklori i ynë i futbollit

Buenos Ajres, 18 korrik 2024 (MIA) - Raul Fernandez, babai i mesfushorit të Çellsit, Enco, pohon se lojtari argjentinas nuk është racist.

Djali i tij ka emetuar "lajv" në Instagram, ku dëgjohet se si ai dhe bashkëlojtarët e tij nga kombëtarja këndojnë këngë me tekst racist kundër lojtarëve të kombëtares franceze. Edhe pse tentoi t'i heq gjurmët dhe shpejtë kërkoi falje, ky akt nuk u kuptua as nga Federata franceze e futbollit, as nga menaxhmenti ose bashkëlojtarët e tij në Çellsi.

"E di se çfarë është djali im, nuk është i tillë siç e paraqesin. Evropianët e kanë vështirë ta kuptojnë folklorin tonë të futbollit. Ka xhiruar "drejtpërdrejtë" në moment joadekuat, as nuk kuptonte se çka në të vërtetë këndohej", thotë babai Raul për "Deportes argentos".

Ai shtoi se kjo nuk është korrekte për shkak të mënyrës, me të cilën rivalët e Argjentinës silleshin ndaj lojtarëve të saj në kampionatet paraprake botërore.

"Kur Gjermania na fitoi në finalen e vitit 2014, ata e emituan ecjen e 'gauçosëve' dhe silleshin si ne të jemi injorantë. Francezët na përqeshnin me gjatësine e Mesit në vitin 2018. Asnjëherë nuk u ankuam kur na diskriminonin", tha babai i Enco Fernandezit. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR