Babai dhe vajza më lehtë të lënduar pasi kanë rënë në ujë me automobil në lumin Vardar në Çellopek të Tetovës
- Babai dhe vajza janë më lehtë të lënduar pasi kanë rënë me automobil në ujërat e lumit Vardat në afërsi të Çellopekut të Tetovës dje rreth orës 19:40. Rasti është raportuar në policinë e Tetovës.

Tetovë, 4 mars 2025 (MIA) - Babai dhe vajza janë më lehtë të lënduar pasi kanë rënë me automobil në ujërat e lumit Vardat në afërsi të Çellopekut të Tetovës dje rreth orës 19:40. Rasti është raportuar në policinë e Tetovës.
"Është raportuar se në ora 19:40 në rrugën lokale për fshatin Çelopek, afër urës së lumit Vardar, automobili “Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga T.M. (39) nga Tetova, ka rënë në lumë. Lëndime më të lehta trupore kanë pësuar shoferi dhe një udhëtare minorene, të konstatuara në Spitalin klinik Tetovë, informojnë nga MPB-ja.
Për intervenim është thirrur edhe Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit - Tetovë.
"Pas rënies në lumë babia dhe vajza kanë arritur të dalin vetë nga automobili, ndërsa ne më pas e kemi nxjerrë automobilin. Mendoj se vajza ka një gisht të thyer, informo Avni Amethi, komandant i NJTKZ Tetovë.
Për shkak të këtij aksidenti trafiku është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Tetovë. ls/
Foto: NJTKZ Tetovë