• e diel, 30 qershor 2024

Bëhen të ditur të gjithë çerekfinalistët në Ligën e kampionëve, shorti nesër në Nion

Bëhen të ditur të gjithë çerekfinalistët në Ligën e kampionëve, shorti nesër në Nion

Nion, 14 mars 2024 (MIA) - Ditën e djeshme janë luajtur dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 në Ligën e kampionëve. Pas përfundimit të tyre, janë bërë të ditur skuadrat që vazhdojnë para. Ato janë, Arsenali, Atletiko Madridi, Barcelona, Bajerni i Munihut, Borusia Dortmundi, Mançester Siti, Pari Sen Zhermeni dhe Real Madridi. 

Me më shumë përfaqësues në këtë fazë të garës është Spanja - 3, pastaj Gjermania dhe Anglia me nga 2, si dhe Franca me një.

Pas rënies së Interit, Italia mbetet pa pjesëmarrës në turneun më komercial.

Shorti për çerekfinalen do të hidhet nesër më 15 mars, kurse ndeshjet e para do të luhen në datat 9 dhe 10 prill, ndërsa ato kthyese më 16 dhe 17 prill. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR