Bëhen të ditur 19 pjesëmarrësit për Kupën e botës 2026
- Egjipti ka mposhtur Xhibutin me 3:0 në ndeshjen e djeshme kualifikuese për Kupën e botës 2026 duke siguruar vendin e parë në Grupin A. Me këtë konfirmohen 19 nga 48 ekipet që do të marrin pjesë në Kupën e botës.
- Post By Fami Bajrami
- 12:18, 9 tetor, 2025
Cyrih, 9 tetor 2025 (MIA) - Egjipti ka mposhtur Xhibutin me 3:0 në ndeshjen e djeshme kualifikuese për Kupën e botës 2026 duke siguruar vendin e parë në Grupin A. Me këtë konfirmohen 19 nga 48 ekipet që do të marrin pjesë në Kupën e botës.
Në Kupën e botës kualifikim siguruan: SHBA, Meksika, Kanadaja, Australia, Irani, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Argjentina, Brazili, Ekuadori, Zelanda e Re, Uruguai, Kolumbia, Paraguai, Maroku, Tunizia dhe Egjipti.
Kupa e Botës do të mbahet në vitin 2026 në Kanada, SHBA dhe Meksikë. Dyzet e tetë ekipe do të marrin pjesë në këtë turne për herë të parë.
Foto: EPA