• e diel, 22 dhjetor 2024

Në stuhinë Kirian në Evropë humbën jetën të paktën 16 persona

Në stuhinë Kirian në Evropë humbën jetën të paktën 16 persona

 Firence, 3 nëntor 2023 (MIA)  -  Numri i viktimave nga stuhia Kiaran në Evropë sot u ngjit në 16, prej të cilëve gjashtë në Itali, e cila është goditur rëndë nga stuhia, e cila ka ndërprerë komunikacionin në pjesën perëndimore të kontinentit.

Pasi e kaloi bregun e Atlantikut, stuhia u zhvendos në lindje, ku mori jetën e gjashtë personave në Toskanë (në Italinë veriore) dhe solli reshje rekord 

 "Ajo që ndodhi mbrëmë në Toskanë ka vetëm një emër: ndryshime klimatike", deklaroi guvernatori i asaj krahine, Eugenio Xhani. Qeveria shpalli "gjendjen e jashtëzakonshme" në mënyrë që krahina të mund të ndihmohet financiarisht dhe materialisht.

 "Situata është kritike" në Firence, paralajmëroi sonte kryebashkiaku Dario Nardella  në rrjetin X. Niveli i ujit të lumit Arno, i cili kalon kryeqytetin e Toskanës, ka arritur kulmin pasditen e sotme.

Stuhia ka prekur edhe Veneton (veri-lindje), ku dy persona janë të zhdukur, raportojnë mediat lokale. 

Niveli i ujit të lumit Po, lumit më të madh në Itali, në veri është rritur me një metër në 24 orë dhe rrezikon të dalë nga shtrati. 

 Disa njerëz humbëm jetën nga rrëzimi i pemëve nga era e fuqishme: dy në Belgjikë - mes tyre një fëmijë nga Ukraina në Gent - dy në Francë dhe nga një në qendër të Madridit, Gjermani dhe Holandë.

Në Portugali, tre persona humbën jetën kur një varkë me vela që lundronte nën flamurin danez u bllokua në plazh. 

Stuhia ndërpreu komunikacionin hekurudhor në Belgjikë, kryesisht në Flandri. 

Të enjten në portin Antverpen është ndërprerë komunikacioni detar. Fluturimet u anuluan në aeroportin e Brukselit. 

 Në Francë humbën jetën dy persona, një burrë 70-vjeçar në Havre dhe një shofer kamioni. Në atë zonë janë lënduar 16 persona, shtatë prej tyre zjarrfikës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Kryeministrja Elizabet Born deklaroi se në Francë janë lënduar gjithsej 47 persona.

 Pak më shumë se gjysmë milion familje ishin pa energji këtë mëngjes, nga 1.2 milionë një ditë më parë, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Olivie Veran.

 

QËNDRONI TË LIDHUR