• e hënë, 23 dhjetor 2024

Avokati që e ka dërguar Palevskin deri në Beograd ka dëshmuar në Gjykatën Penale

Avokati që e ka dërguar Palevskin deri në Beograd ka dëshmuar në Gjykatën Penale

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Shkup sot ka dëshmuar avokati Vasko Stojkov, i cili e ka dërguar deri në Beograd, Lupço Palesvskin, i pandehuri i parë për vrasjen e vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Në pyetjen e prokurores Zhaklina Trajçevska në debatin gjyqësor ai delaroi se më 30 nëntor të vitit 2023 ka qenë në Beograd me të pandehurin Lupço Palevski. I pyetur për shkakun e vizitës, Stojkov tha se Palevski ka dashur të rregullojë gjëra të ndërlidhura me boshtin kurrizor të tij dhe t'i vizitojë Serbinë dhe nëse është e nevojshme edhe Turqinë.

Sipas dëshmisë së tij, atë mëngjes Vllatko Keshishov dhe Palevski e kanë kontaktzar që ta pyesin nëse njeh ndonjë noter që punon në ditë jopune. Në takim, Palevski dhe Kishishov i kanë kërkuar ndihmë që të sigurojë autorizim për udhëtim, megjithatë Stojkov është vetëofruar që ai ta dërgojë në Beograd meqë bëhet fjalë për boshtin kurrizor.

Në pyetjen çka kanë biseduar gjatë udhëtimit, avokati është përgjigjur se kanë qenë shumë gjëra, por jo edhe për kontrollin.

"Kemi biseduar për atë partia polirike "E Djathta" ka ngritur kallëzim penal më 25 nëntor kundër funksionarëve të lartë për krime të mëdha. Më tha se ka një automjet të Velesit, të cilin e merr me vete kudo që të shkojë", tha avokati.

Pastaj ndau se pasi që kanë mbërritur në Beograd kanë shkuar në darkë  me një profesor, me të cilin kanë biseduar që të jetë i ftuar në potkastin e tyre, që të flasë për Çebrenin.

"Pastaj e lashë Pallçon në hotel, dhe u ktheva në Shkup. Më telefonoi të nesërmen dhe më tha se me siguri do të nisej për në Turqi. Ai tha se do të duhet të shkoj në Turqi, nuk do të jem këtu për dhjetë ditë, nuk do të vij në Komitetin qendror, do të merreni vesh me Milen çfarë duhet", tha ai.

Më pas ai mori një telefonatë nga dëshmitari Gjorgi Jolev, i cili i tha se gruaja e tij ishte në stacionin policor për delikte të gjakut.

"Më telefonoi Xhole dhe më tha se për çfarë bëhej fjalë, se bëhej fjalë për veturën. U takuam, biseduam se çfarë janë krimet e gjakut. E këshillova të thoshte gjithçka që duhej. Pastaj, duke mos ditur se çfarë po ndodhte, shkova në parti. Aty kanë qenë Vllatko Keshishov dhe Bazhe, vëllai i Lupço Palevskit, kjo ka qenë pas orës 21:30 të mbrëmjes, e premte e 1 dhjetorit", tha avokati.

Pasi erdhi policia për të kërkuar, ai tha se i dhanë urdhër dhe kërkimi filloi.

Pasi që ka ardh policia në bastisje, ai tha se i kanë urdhër dhe ka filluar bastisja.

"Janë kërkuar pjesë të automobilit, targa të Velesit, materi tjera djegëse, ndërsa e kanë kërkuar edhe automjetin që ka qenë i parkuar para partisë", tha avokati.

Avokati informoi se pasi që ka filluar hetimi, e kanë ftuar atë në marrje të pyetjevfe dhe gjatë kësaj, Lupço Palesvski e ka kontaktuar Stojkovin dhe ka konfirmuar se ndodhet në Turqi.

"Gjatë marrjes në pyetje ka telefonuar Lupco, u kam thënë hetuesve, më kanë thënë ta pyes ku është, e pyeta, mu përgjigj, tashmë kam ardhur në Turqi", tha ai.

Ai ndau se hetuesit i thanë të pyeste Palevskin për lëvizjen e tij, ai e pyeti atë dhe se çfarë i tha Palevski ua përcolli hetuesve.

Më pas, pasi media filloi të raportonte, avokati tha se ai ndaloi komunikimin me Palevskin sepse, tha ai, "u frikësova".

Stojkov, ndër të tjera, deklaroi se e njihte Palevskin që nga viti 2016-2017 dhe tha se në tre vitet e fundit i kishte dhënë hua 20 mijë euro për ta ndihmuar që të shmangte sekuestrimin e pronës.

"Kemi pasur reëlacione, nëpërmjet partisë, relacione private. Për shembull, Lupço Palevski kishte nevojë për para për një kohë të caktuar, ai më pyeti nëse mund t'i jepja një kredi dhe unë ia dhashë. Gjetëm një njeri që do ta blejë apartamentin, që të mos ketë sekuestrim", tha ai.

I pyetur nga i akuzuari Lupço Palevski nëse i është dukur i dyshimtë, avokati është përgjigjur se nuk ka përshtypje të tillë.

Paraprakisht sot dëshmuan anëtarë dhe simpatizues të partisë politike "E Djathta" si dhe tezja e Vanjës.

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas. 

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR