• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Avokati me të cilin Palevski shkoi në Beograd po merret në pyetje në stacion policor

Avokati me të cilin Palevski shkoi në Beograd po merret në pyetje në stacion policor

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Avokati Vasko Stojkov, me të cilin Lupço Palevski, i dyshuar i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, shkoi në Beograd, po merret në pyetje në stacion policor, konfirmuan për MIA-n nga policia.

Stojkov para disa ditëve në një deklaratë për mediat tha se Palevski ka kërkuar nga ai që ta dërgojë në Beograd në kontrolle mjekësore dhe nuk e ka ditur se është i dyshuar për vrasje. 

Mbrëmë Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në Turqi është arrestuar Palevski pasi për të përmes Interpolit ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar. Ministri i Drejtësisë sot e nënshkroi kërkesën për ekstradim dhe pasi që të përkthehet në gjuhën turke menjëherë do tu dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Nga autoritetet turke është kërkuar që Palevski të mbahet në paraburgim deri në përfundimin e procedurës. 

Adoleshentja Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. Për vrasjen e tyre, përveç Palevskit, akuzohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët e pranuan fajin. Sipas hetimeve, në këtë rast është i përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij, ndërsa për të cilin prokuroria ka bërë të ditur se i ka mohuar veprimet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR