Avokati i zëvendëskryeministrit Fetai dorëzon padi për shpifje ndaj anëtarit të BDI-së, Qamil Kovaçi
- Përfaqësuesi ligjor i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mire, Arben Fetai, dorëzoi sot në Prokurorinë e Shkupit padi për shpifje dhe cënim të imazhit ndaj anëtarit të BDI-së, Qamil Kovaçi.
- Post By Fami Bajrami
- 15:43, 11 shtator, 2025
Shkup, 11 shtator 2025
Përfaqësuesi ligjor i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mire, Arben Fetai, dorëzoi sot në Prokurorinë e Shkupit padi për shpifje dhe cënim të imazhit ndaj anëtarit të BDI-së, Qamil Kovaçi.
Padia ka të bëjë me gënjeshtrat dhe shpifjet e shpërndara në rrjetet sociale nga Qamil Kovaçi, duke montuar deklarata të cilat zëvendëskryeministri Arben Fetai nuk i ka thënë kurrë. Me këtë synohet të baltoset imazhi i zëvendëskryeministrit dhe njërit prej liderëve të VLEN-it, të çorientohen dhe mashtrohen qytetarët dhe të krijohet bindje e rrejshme, e bazuar në gënjeshtra, montazhe dhe trillime.
Kjo padi është edhe mesazh i qartë se do ta mbrojmë të vërtetën deri në fund me të gjitha mjetet juridike. Do t’i mbrojmë qytetarët nga dezinformimi dhe nuk do të lejojmë që shpifjet, gënjeshtrat dhe mashtrimet të shndërrohen në armë politike.
VLEN
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.