• e hënë, 26 janar 2026

Avokati i sapozgjedhur i popullit, Faton Selami sot do të japë deklaratë solemne

Avokati i sapozgjedhur i popullit, Faton Selami sot do të japë deklaratë solemne

Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Avokati i sapozgjedhur i popullit, Faton Selami, sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Selami vjen në vendin e ish avokatit të popullit Naser Ziberi, i cili më 12 korrik 2025 e përfundoi mandatin për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim.

Avokati i ri i poullit është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike, me provime të dhëna të noterit dhe jurisprudencës.

Mandati i avokatit të popullit zgjat tetë vjet, me mundësi edhe për një rizgjedhje, sipas Ligjit dhe procedurave të Kuvendit. sa/

Foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR