• e hënë, 23 dhjetor 2024

Avokati i babait të Vanjës kërkon arrest shtëpie për Gjorçevskin

Avokati i babait të Vanjës kërkon arrest shtëpie për Gjorçevskin

 Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Avokati Vlladimir Tufegxhik, mbrojtës i babait të Vanja Gjorçevskës së vrarë, kërkon arrest shtëpie për klientin e tij, i cili është në mesin e të dyshuarve për të cilin Prokuroria ka thënë se ka ndarë informacione me autorët e vrasjes për lëvizjen e vajzës së tij.

Sipas Tufegxhiqit, nuk është justifikuar asnjë masë për babain e Vanjës. 

"Edhe pse kemi theksuar një propozim të veçantë për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën në arrest shtëpie, jam i vetëdijshëm se procedura rreth shfuqizimit të paraburgimit do të zgjasë. Edhe pse ndaj të dyshuarit nuk është  justifikuar asnjë masë, megjithatë me masën arrest shtëpie do të ruhet kohezioni i familjes e cila është thellësisht e prekur nga kjo tragjedi", deklaroi Tufegxhiq. 

Sqaron se deri te prokurori publik kompetent është dorëzuar për urgjencë të veprimit. 

 "Deri te prokurori publik kompetent është dorëzuar urgjencë për veprim duke pasur parasysh se personi ka dhënë deklaratë në fazën preliminare të parahetimit, kur i është caktuar masa e paraburgimit afatshkurtër, që të thirret në fazën hetimore për të dhënë  deklaratë të plotë në të cilën do të sqarohet se çfarë ka parë, ka dëgjuar dhe me cilët persona ka ndërmarrë veprime për gjetjen e vajzës së tij në periudhën nga 27 nëntori deri në ditën e privimit nga liria, njëherë si,  me kë dhe në çfarë mënyre ua ka siguruar dhe dorëzuar video-regjistrimet nëpunësve të policisë, si dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje", thotë Tufegxhiqi.

 Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski ndodhet në paraburgim në Shkup, ndërsa Prokuroria e udhëheq hetimin për vrasjen e vajzës së tij 14-vjeçare, e cila u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor të vitit të kaluar.

Në paraburgim janë edhe të dyshuarit Velibor Manevski, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cil[t akzohen për bashkëpunim në vrasjen, e cila sipas informacioneve fillestare, e ka kryer Lupço Palevski Pallco, i cili ndodhet në burg të përkohshëm në Turqi. 

 I dyshuari i gjashtë, i cili gjithashtu është në paraburgim, është Stefan Dimkovski i cili dyshohet se ka ndihmuar Pallçon të arratiset në Turqi.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR