• e hënë, 23 dhjetor 2024

AUV: Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt

AUV:  Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt, ndërsa edhe prania e manganit është në kufirin e vlerave të lejuara, kumtoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinar (AUV).

Sipas AUV-së, këtë e treguan rezultatet e testimeve laboratorike të strishove të marra të ujit nga sistemi i ujësjellësit të Gostivarit që i kreu Instituti për Shëndet Publik - Shkup në kuadër të kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues më 05.10.2024.

Janë analizuar strishot e tre stacioneve matëse në Gostivar. Rezultatet kanë treguar se uji për pije sipas analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike përgjigjet me kriteret e definuara për siguri dhe cilësi.

"Paralelisht më 5, 8 dhe 09.10.2024, janë marrë dhjetë shtrisho për analizë të ujit për pije nga ujësjellësi i qytetit të Gostivarit nga ana e Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar. Rezultatet e testimit të ujit për pije konfirmuan se strishot përputhen me analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në parametrat e Rregullores, ndërsa mangani është në kufirin e vlerave normale. Sepse ka lëshime në lidhje me kriteret e sigurisë, uji është i sigurt për pije, përkatësisht hiqet ndalesa për përdorimin e ujit nga sistemi i ujësjellësit të Gostivarit", citon AUV. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR