• e diel, 11 janar 2026

AUV ka kryer 617 kontrolle, ka asgjësuar 1.740 kilogramë ushqime të pasigurta

AUV ka kryer 617 kontrolle, ka asgjësuar 1.740 kilogramë ushqime të pasigurta

Shkup, 21 prill 2025 (MIA) - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë para festave të Pashkëve ka kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme, gjatë të cilave janë asgjësuar 1740 kilogramë ushqime të pasigurta.

Gjatë kontrolleve është konstatuar se 16 operatorë nuk kanë plotësuar kushtet higjienike për sigurinë ushqimore dhe kushtet teknike në objekte, si dhe katër operatorë nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve të tyre ose kanë pasur kartela shëndetësore me afat të skaduar.

Pesë nga operatorët nuk ishin të regjistruar si operatorë të ushqimit në AUV, kurse te tetë u gjetën produkte të etiketuara në mënyrë jo të duhur.

“Për mospërputhjet e konstatuara ndërmjet kategorive të ndryshme të operatorëve ushqimorë, janë nxjerrë 44 vendime për eliminimin e tyre. Për vendosje të ushqimeve të pasigurta në treg dhe konstatuar mospërputhje të përmasave më të mëdha janë shqiptuar 30 gjoba në vlerë prej 25.400 euro në kundërvlerë denarë", informuan nga AUV. ls/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR