• e hënë, 23 dhjetor 2024

AUV dhe MPB parandaluan një kontrabandim me qengja

AUV dhe MPB parandaluan një kontrabandim me qengja

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) zbuluan dhe parandaluan kontrabandimin e qengjave në Shqipëri.

Siç informon AUV, bëhet fjalë për 63 qengja të cilat ilegalisht është dashur të kontrabandohen në Shqipëri, ndërsa ishin rritur afër Prilepit.

"Në një aksion të koordinuar, automjeti me të cilin janë transportuar qengjat është ndërprerë nga nëpunësit policor në Strugë dhe pas kontrollit të zbatuar nga inspektorët e AUV-së është konfirmuar se bëhet fjalë për 63 qengja të cilët nuk janë identifikuar sipas Ligjit për identifikim dhe regjistrim  të kafshëve, ndërsa transportuesi nuk ka poseduar edhe certifikatë për gjendjen shëndetësore të bagëtive. Sipas deklaratës së dhënë  të transportuesit, bagëtitë janë me preardhje nga Prilepi", citon AUV.

Sipas dispozitave të Ligjit për kontroll inspektues, qengjat janë marrë nga personi që i ka transportuar dhe i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar. Kundër transportuesit do të ngritet sanksion kundërvajtës për lëvizje të bagëtive të paidentifikuara pa dokumente të lëvizjes. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR