• e shtunë, 06 korrik 2024

Autoritetet palestineze: Pesë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor

Autoritetet palestineze: Pesë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor

Ramallah, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Pesë palestinezë e kanë humbur jetën në përleshjet me forcat izraelite në veri të Bregut Perëndimor, kumtuan autoritetet palestineze.

Agjencia palestineze e lajmeve, Vafa njofton se forcat izraelite kanë kryer bastisje në kampin për refugjatë El Fara në veri të Nablusit, pas çka kanë filluar përleshjet. Ka të lënduar, njofton Tajms of Izrael.

Paraprakisht sot, Ministria palestineze e Shëndetësisë publikoi se forcat izraelite kanë vrarë pesë palestinezë gjatë bastisjes në afërsi të Tubasit, qytet në Bregun e okupuar Perëndimor. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR