• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet izraelite po i ndërprejnë të gjitha lidhjet me Rripin e Gazës dhe po i dëbojnë palestinezët e punësuar në Izrael

Autoritetet izraelite po i ndërprejnë të gjitha lidhjet me Rripin e Gazës dhe po i dëbojnë palestinezët e punësuar në Izrael

Jerusalem, 3 nëntor 2023 (MIA) - Autoritetet izraelite do t'i kthejnë në Rripin e rrethuar të Gazës të gjithë palestinezët që punojnë në Izrael, njoftuan sot personat zyrtarë.

“Izraeli po ndërpret të gjitha kontaktet me Gazën. Nuk do të ketë më punëtorë palestinezë nga Gaza”, u njoftua mbrëmë vonë në kumtesën e kabinetit të sigurisë së qeverisë izraelite.

Nga atje është theksuar gjithashtu se Izraeli do të ndalojë të sigurojë mjete për Drejtorinë palestineze të destinuara për Rripin e Gazës.

Megjithëse Hamasi mori me forcë kontrollin e Gazës në vitin 2007 nga Drejtoria palestineze, ku dominon fraksioni rival Fatah, kjo drejtori vazhdoi të paguante dhjetëra mijëra nëpunës civilë në enklavë.

Bazuar në marrëveshjet e përkohshme të paqes të viteve 1990, Izraeli mbledh para nga doganat dhe taksat në emër të palestinezëve dhe ato pare çdo muaj ia paguan Drejtorisë palestineze.

Vendimi i kabinetit izraelit të sigurisë do të ndëshkojë Drejtorinë palestineze, të cilës i mungojnë paratë për të vazhduar pagimin e pagave për nëpunësit publikë në Gazë.

Mediat amerikane e transmetojnë edhe pjesën e kumtesës së kabinetit të sigurisë në të cilen thuhet se do të hiqen edhe lejet e punës në Izrael për rreth 18 mijë palestinezë nga Gaza.

Në Rripin e varfër të Gazës, papunësia është rreth 50 për qind, ndërsa vendet e punës në Izrael janë jashtëzakonisht të kërkuara. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR