• e diel, 22 dhjetor 2024

Autobusët e NQP-së do të qarkullojnë deri në orën 9, seanca e jashtëzakonshme e Qytetit të Shkupit është caktuar për në orën 11

Autobusët e NQP-së do të qarkullojnë deri në orën 9, seanca e jashtëzakonshme e Qytetit të Shkupit është caktuar për në orën 11

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Transport publik sot qytetarët do të kenë deri në orën 9, ndërsa më pas autobusët e Ndërmarrjes së transportit publik do të tërhiqen deri në pritje të vendimit për  seancën e Këshillit gjyqësor për pagesën e pagës së dhjetorit dhe subvencionimin prej 11 milionë eurove për ndërmarrjen. Rregullisht do të qarkullojnë vetëm furgonët për transportin e personave me nevoja të veçanta dhe autobusët që kryejnë transport të organizuar për nxënësit për të cilët NQP ka marrëveshje me shkollat dhe komunat. 

Kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miqo Stojanovski, sqaron me këtë do t'ju ndihmohet nxënësve që të arrijnë në shkolla, duke qenë se fillon gjysma e dytë e vitit dhe të punësuarit të arrijnë në vendet e tyre të punës.

"Do të përfshihen 270 autobusë të NQP-së në të gjitha linjat dhe do të qarkullojnë deri në orën 9, ndërsa më pas do të kthehen në bazat dhe do të qëndrojnë deri në marrjen e vendimit në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit për subvencionet prej 11 milonë eurove për ndërmarrjen.Nëse paratë shkojnë që sot në llogarinë e NQP-së, të njëjtën ditë do të vazhdojë transporti", deklaroi Stojanovski për MIA-n.

Ai paralajmëroi se në orën 10;30 një pjesë e konsiderueshme e punëtorëve në NQP do të jenë para dyerve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku do të miratohet vendimi për subvencionet për transportin publik të qytetit.

Stojanovski po ashtu nënvizon se nuk do të pranojnë gjysmë vendime. Ata presin që të merret vendimi për shumën e plotë të subvencioneve për NQP-në prej 11 milionë euro, e cila duhet të mundësojë pagesën e rregullt të pagave për punëtorët për vitin 2024.

"Nëse këshilltarët nuk marrin vendim për pagesën e plotë të subvencioneve, mbetemi në qëndrimin se nuk do të ketë transport. Jemi para një viti zgjedhor në të cilin për shkak të kufizimeve ligjore përsëri mund të shtyhen vendimet për subvencione për ndërmarrjen dhe të vonohen pagat, ndërsa këtë nuk do ta lejojmë", nënvizon Stojanovski.

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është vendimi për subvencione prej 11 milionë euro për NQP-në është caktuar në orën 11. Kjo është hera e katërt që vendimi për subvencionet e NQP-së vihet në seancë të Këshillit të Qytetit të Shkupit. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR