• e premte, 05 dhjetor 2025

Austria shpall tre ditë zie për masakrën në Grac

Austria shpall tre ditë zie për masakrën në Grac

 Vjenë, 10 qershor 2025 (MIA) - Në Austri, për shkak të masakrës në Grac, është shpallur tre ditë zie kombëtare. Flamujt para institucioneve shtetërore janë ulur në gjysmështizë.

Në shkollën BORG në Gtac, mëngjesin e sotëm kanë ndodhur të shtënë masive, duke vrarë të paktën nëntë persona, ndërsa sulmuesi, i cili kreu vetëvrasje, është viktima e dhjetë. Të paktën 28 ​​persona janë plagosur në masakër, përfshirë nxënës dhe mësues. 

 Në vitet e fundit në Evropë janë regjistruar një numër sulmesh ndaj shkollave dhe universiteteve që nuk ishin sulme terroriste. Sot një nxënës i shkollës së mesme franceze goditi për vdekje me thikë një asistent mësuesi përpara një shkolle. Sulmuesi është arrestuar.

Në verilindje të Sllovakisë, në janar të vitit 2025, një 18-vjeçar goditi për vdekje me thikë një nxënës të shkollës së mesme dhe një mësues. 

 Në fund të vitit të kaluar, një djalë 19-vjeçar goditi për vdekje me thikë një nxënës shtatëvjeçar dhe plagosi disa të tjerë në një shkollë fillore në Zagreb.

 Në fund të vitit 2023, një sulm studentor në Universitetin e Pragës vdiqën 14  persona dhe 25 u plagosën.

Në mars të atij viti, tetë nxënës dhe një roje sigurie e shkollës fillore u qëlluan për vdekje nga një nxënës 13-vjeçar në Beograd. 

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR