• e hënë, 23 dhjetor 2024

ATO: Nuk është furnizuar e as që përdoret softueri “Predator”

ATO: Nuk është furnizuar e as që përdoret softueri “Predator”

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA)- Në këtë rast edhe njëherë e përsërisim dhe jemi të bindur se nga ATO nuk është blerë, nuk është përdorur e as që përdoret softueri i përmendur "Predator" dhe është keqdashës qëllimi për të bërë çfarëdo lidhje të ATO me ngjarjet në Republikën e Greqisë, e veçanërisht kur e njëjta tashmë është demantuar publikisht, thuhet në kumtesën e ATO-s.

Fatkeqësisht, krahas publikimeve dhe demanteve nga ATO, vazhdon trendi i manipulimit të publikut me krijimin dhe publikimin e vetëdijshëm të përmbajtjeve të pavërteta nga qendrat politike të vendosjes dhe plasimin e tyre në një pjesë të mediave.

Pas realizimit të reformave në pjesën e ndjekjes së komunikimeve dhe formimit të ATO si organ i pavarur shtetëror, misioni dhe qëllimi kryesor ATO është të kontribuojë në kthimin e besimit të humbur të publikut ndaj një segmenti institucional veçanërisht të ndjeshëm.

“Në këtë drejtim, ATO është duke punuar me përkushtim për vendosjen e një sistemi ligjor, të sigurt, efikas dhe të përgjegjshëm për ndjekjen e komunikimeve. Me mekanizmat e mbrojtjes të vendosura nga ATO, ndjekja e komunikimeve pa urdhër të gjykatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut është që i takon të kaluarës dhe ndjekja masive nuk është dhe nuk do të jetë e mundur. Në drejtim të mbrojtjes së interesit publik, apelojmë për veprim të përgjegjshëm nga të gjitha faktorët, si dhe për veprim të shpejtë institucional, ku tashmë është njoftuar edhe Prokuroria Publike”, thuhet në komunikatën e ATO-s.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR