• e hënë, 23 dhjetor 2024

Athina me mbi 40 gradë Celsius (Foto)

Athina me mbi 40 gradë Celsius (Foto)

Athinë, 13 qershor 2024 (MIA) - Në orën 15 sipas kohës lokale, termometri në qendër të Athinës, ka treguar 41 gradë Celsius,  temepraturë e lartë ekstreme për këtë periudhë të vitit dhe më e lartë në gjysmën e parë të qershorit në të paktën 50-të vitet e fundit sipas meteorologëve grekë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pamja në qendër të metropolit grek të kujton më shumë periudhën e karantinës gjatë pandemisë sesa një ditë normale në mes të qershorit, duke qenë se qytetarët e ulën frekuencën pothuajse në zero.

Përjashtim janë turistët, të cilët janë më të pranishëm në sheshin Sintagma dhe para Parlamentit grek.

Pavarësisht temperaturës së lartë dhe diellit, të pajisur me çadra dhe kapela, ata kanë ndjekur ndërrimin e gardës presidenciale para monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Anëtarët e gardës presidenciale, të a.q. Evzoni, të cilët pa dallim nëse temperatura është nën zero apo mbi 40 gradë Celsius, janë në vendet e tyre, por këtë herë brenda shtëpizave të tyre.

Kolegu i tyre, ushtar, kujdeset që ata të mos dehidratohen dhe vazhdimisht u jep ujë.

Turistët nga ana tjetër, edhe pse të përgatitur për valën e të nxehtit dhe të "pajisur" me gjithçka të nevojshme për mbrojtje, përdorin edhe shatërvanin në sheshin Sintagma për t’u freskuar.

Në stacionin qendror të metrosë, pikërisht në sheshin Sintagma, prej ditës së djeshme për shkak të valës së të nxehtit është hapur një dhomë e veçantë me ajër të kondicionuar për pushim dhe freskim të qytetarëve dhe turistëve.

Për shkak të temperaturave të larta, vendet arkeologjike në Athinë, përfshirë këtu edhe Akropolin, njejtë sikur dje, ashtu edhe sot janë të mbyllura nga ora 12:00 deri në orën 17:00, siç ka njoftuar Ministria e Kulturës së Greqisë dhe këshillohen vizitorët të marrin masat e nevojshme për të shmangur problemet shëndetësore si lodhja nga nxehtësia dhe goditja nga nxehtësia.

Sanja Ristovska

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR