• e hënë, 23 dhjetor 2024

Atalanta mposht Baer Leverkuzenin dhe fiton Ligën e Evropës

Atalanta mposht Baer Leverkuzenin dhe fiton Ligën e Evropës

Dublin, 23 maj 2024 (MIA) - Atalanta mbrëmë në Dublin ka mposhtur Baer Leverkuzenin në ndeshjen finale të Ligës së Evropës me rezultat 3:0.

Heroi i ndeshjes ka qenë Ademola Llukman i cili shënoi tre gola, në minutën e 12-të, 25-të dhe 75-të.

Klubi italian për herë të parë në historinë e vet fiton Ligën e Evropës.

Të përzgjedhurit e Çabi Alonsos ndërprenë serinë e rekordeve prej 51 ndeshje pa humbje.

Më herët në historinë e tyre të klubit, skuadra nga Bergamo ka fituar vetëm një trofe - në vitin 1963 kur arritën në Kupën e Italisë.

Atalanta e ka humbur finalen e Kupës së Italisë pesë herë (përfshirë edhe këtë vit). Në vitin 1988 arriti deri në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa në sezonin 1984/85 luajti në finalet e Kupës Mitropa (Kupa e Evropës qendrore).

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR